75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përleshje fizike në Shtime, një person përfundon në QKUK

Një përleshje fizike, ka ndodhur midis katër personave në Shtime.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, dy të dyshuar pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, ku njëri nga viktimat pas lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimat. Njëri nga viktimat është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, kurse tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksionline/