75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Përleshje me thika në Ferizaj, ka të lënduar

Një përleshje me thika ka përfshirë pesë persona në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj, dje rreth orës 00:10.

Sipas policisë, një i dyshuar ka pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka marrë tretman mjekësor.

Dëme materiale janë shkaktuar, gjithashtu.

Policia ka konfiskuar thikën, e cila dyshohet të jetë përdorur në përleshje, si dhe një nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje.

Të dyshuarit e tjerë, sipas policisë, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.