75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person

Si pasojë e përleshjes me thika e mjete të forta në Lipjan, një person ka vdekur.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se edhe një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën  Lidhja e Prizrenit, në Lipjan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit te mjeteve të forta dhe një armë të ftohët (thikë),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjën e saj.

 Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e te gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Indeksonline/