75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

“Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.