Përleshje mes 6 personave në Pejë

Tre të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme dhe sipas Policisë, viktimat e këtij sulmi kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr .Vilson, Pejë, 23.12.2021-23:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.