75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / A. M.

Përleshje mes dy familjeve në Loxhë të Pejës, përdoren edhe armët

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Loxhë të Pejës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuarit N.Bytyqi së bashku me të birin, P.Bytyqi kanë sulmuar A.Ferizin dhe bashkëshoren e tij, F. Ferizi. Të njëjtëve u janë shkaktuar lëndime trupore.

Pastaj, ngjarja shkoi më larg. N.Bytyqi nxjerri revolen dhe shtiu me armë zjarri në drejtim të A.Ferizit, por që fatmirësisht nuk e kishte qëlluar.

Mësohet se të njëjtit rreth orës 11:00 në çarshinë e gjatë në Pejë  kishin pasur një mosmarrveshje ku A.Ferizi e kishte rrahur N.Bytyqin.

Kujtojmë se hetimet regjionale të PK-së  janë duke u marrë me rastin. /Indeksonline/