08:59 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, policia gjen sëpatë e skallper në vendin e ngjarjes

Dy persona janë arrestuar dje, pasi të njëjtin janë përfshirë në një përleshje, duke sulmuar njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë dhe një skallper.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 15:30.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.