Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre theret me thikë

Një përleshja ka ndodhur sot në në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njëri u lëndua nga një mjet i mprehtë.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, thuhet tutje në konfirmim.