75 Mall Live Search
19:31 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

Përleshje mes dy tifozerive në Prishtinë, ndërhyn Policia

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet ndeshja e raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Copenhagenit.

Mirëpo nuk kaloi pa incidente, pasi që tifozëria gjilanase, “Intelektualët” u përleshën me tifozët mysafir në disa lokale në qendër të Prishtinës.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline, shihen tifozët duke u hedhur me gjësende të forta, ku u desht edhe intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët hodhën sprej drejtuar të dy tifozerive.

Kujtojmë se ndeshja mes Dritës dhe Copenhagenit, do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”, në orën 20:00./IndeksOnline/