75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 13 Mars 2026 / KV

Përleshje mes katër personave në Ferizaj, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj pasi u përfshinë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 17:20 në rrugën “Besnik Osmani” në Ferizaj.

Policia njofton se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një sprej, i cili është sekuestruar nga njësitet policore në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor / Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe po vazhdon të hetohet.