19:35 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Përleshje mes policive dhe terroristëve, shënohen 11 viktima në Egjipt

Një oficer dhe dhjetë ushtarë janë vrarë sot në Egjipt teksa po tentonin të parandalonin një sulm “terrorist” në zonën e Kanalit të Suezit pranë Sinait, sipas forcave të armatosura egjiptiane.

Pesë ushtarë të tjerë u plagosën në operacion, sipas ushtrisë, e cila tha se forcat e sigurisë po “vazhdonin të ndiqnin dhe rrethonin terroristët” në “një nga zonat e izoluara të Sinait”.

Ushtarët u vranë pasi u përleshën me një grup personash të armatosur që sulmuan një stacion pompimi uji në lindje të Kanalit të Suezit, tha një zëdhënës i ushtrisë.