75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, theret me thikë një person

Një incident i dhunshëm ndodhi të shtunën mbrëma para një klubi në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova u ther me thikë dhe u dërgua në spital. Sulmuesi i dyshuar, një 26-vjeçar nga Kosova, u arrestua në kantonin Aargau.

Sipas “20 min”, ngjarja nisi pas një përleshjeje mes sigurimit dhe klientëve të klubit, pasi një person u përjashtua për shkak të konsumit të alkoolit. Pamjet tregojnë se rojet e sigurisë përdorën dhunë fizike dhe sprej lotsjellës, duke lënduar disa persona.

Dëshmitarët thanë se njëri nga miqtë e viktimës mori shtatë qepje në kokë.

Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, deklaroi se nuk ishte në vendngjarje dhe se sigurimi është i kontraktuar nga firma SN Security GmbH. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

Shiko këtu pamjet: LINK