75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Përleshje mes të rinjve në Pejë, një person në gjendje të rëndë

Një përleshje rreth orës 20:00 mes disa të rinjve ka ndodhur në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Nga kjo përleshje një person është therur nga një mjetë i mprehtë, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka treguar që viktima ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Personi i dyshuar për therje është arrestuar nga policia.

“Me 23.05.2019, rreth orës 20;05 policia ka pranuar një informacion se në Emergjencën e Spitalit ne Pejë, gjendët një person i therur me thike,. Policia i është përgjigjur rastit i cili ka ndodhe  ne rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, si pasoj e një përleshje mes disa te rinjve, një person ka marr plage nga mjeti i mprehtë. Viktima pasi është dërguar ne spitalin rajonal , i njëjti për shkak te gjendjes se rende është dërguar ne QKUK Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia.”/Indeksonline/