75 Mall Live Search
23:59 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përleshje mes tifozëve në ”Fadil Vokrri” në ndeshjen Ballkani-Sllavia (VIDEO)

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Ballkani-Slavia Praha, ka pasur një përleshje mes tifozëve në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, mund të shikoni momentn e përleshjes mes tifozëve.

Spikeri i ndeshje bëri thirrje që të dyja tifozeritë të qëndrojnë të qetë, dhe të mos prishin rrjedhën e ndeshjes.

Një përleshje kishte ndodhur edhe para fillimit të ndeshjes në sheshin ”Zahir Pajaziti”, ku sipas Policisë janë arrestuar tre persona.

Kujtojmë që Ballkani ka pësuar humbje nga Slavia Praha me rezultat minimal 1-0./IndeksOnline/