Përleshje mes transportuesve të Podujevës dhe linjave urbane të Prishtinës

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte pas orës 20:00, mes transportuesve të Podujevës dhe shoferëve të linjave urbane të Prishtinës.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se shkak për konfliktin dyshohet të jetë zgjerimi i linjës urbane të Prishtinës deri në fshatin Sharban të Podujevës, çka ka shkaktuar pakënaqësi te transportuesit privatë të zonës.
Sipas burimeve, transportuesit e Podujevës kundërshtojnë këtë vendim, duke e cilësuar si shkelje të ligjit të transportit dhe një kërcënim për punën e tyre. /IndeksOnline/