75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / MSH

Përleshje midis dy personave në Carrabreg të Deçanit, policia konfiskon armë në formë stilolapsi

Dje rreth orёs 15:00, policia u njoftua se nё Carrabreg të Deçanit ka ndodhur njё përleshje midis dy personave.

Njësitet policore menjëherë dolën ne vendin e ngjarjes, ku te një i dyshuar u gjetën dhe sekuestruan nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

“Nё koordinim me prokurorin e shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar, mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e policisë.