Përleshje midis dy personave, përdoret edhe arma

Dy burra janë arrestuar të hënën në Prishtinë pasi që ata janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas policisë, dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/