Përleshje midis katër personave në Vushtrri

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike, mbrëmë në Vushtrri.
Një mosmarrëveshje midis të dyshuarve ka çuar në eskalim të situatës, raporton IndeksOnline.
Madje, siç bën të ditur policia, gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit nxori armën dhe shtiu me të në ajër.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma, një karikator me dy fishekë dhe një gëzhojë e të njëjtës armë”, bën të ditur policia.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/