Përleshje mmidis disa personave në Graçanicë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë në Graçanicë, saktësisht në fshatin Radevë.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur si pasojë i një mosmarrëveshje të mëhershme.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
“Fsh.Radevë, Graçanicë 05.02.2025-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/