75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 18 Prill 2021 / AR

Përleshje në Hajvali/ Përdoret edhe arma, një i lënduar

Indeksonline pak më parë raportoi për të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kështu, një person është lënduar gjatë një përleshje fizike me një tjetër, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri, por që viktima nuk është lënduar nga arma.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”./Indeksonline/