Përleshje në Istog, viktima po trajtohet në spital pasi u rrah rëndë me sëpatë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Istog, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar me një sëpatë.
Deri tek incidenti erdhi pasi viktima u përfshi në një përleshje fizike me një të dyshuar, raporton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Personi i dyshuar, i cili sipas Policisë është i njohur për organet e rendit, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim” deklaroi Gashi.

