Përleshje në komunikacion në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi u përleshen mes vete në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Sipas policisë, deri te përleshja ka çuar një mosmarrëveshje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:41.
Të dyshuarit e përfshirë në sherr janë:
- D. Gj., mashkull, lindur në vitin 1960, shtetas i Republikës së Kosovës
- D. R., mashkull, lindur në vitin 1991, shtetas i Republikës së Kosovës
- T. L., mashkull, lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës
“Në vend-ngjarje nga policia është sekuestruar edhe një pistoletë BASQUR, një karikator dhe 4 copë fishekë të po së njëjtës armë e cila dyshohet të ketë qenë në posedim të të dyshuarit numër 1 dhe në rast ishte përdorur nga ai për të kanosur të dyshuarit e tjerë” thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.