14:54 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Përleshje në kuvendin e Preshevës, Destani tenton ta godas kryetarin e komunës (Video)

​Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

Është ndërprerë seanca e katërt e Kuvendit Komunal pas një përballjeje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së Skender Destani. Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe z.Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur z.Skender Destani u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.