12:22 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Përleshje në mes të Brooklyn Beckham dhe të dashurës në Kanë, ndërhynë sigurimi

Në tapetin e kuq të Kanës ka ndodhur skandali i parë.

Një përleshje në mes të çiftit Brooklyn Beckham dhe të dashurës së tij, Hana Cross ka ndodhur përsëri në publik.

Rojet e sigurimit thuhet se u detyruan të ndanin  Brooklyn  dhe të dashurën e tij gjatë Fetivalit të Filmit në Kanë.

Sipas The Sun 20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22, ishin  shijuar një drekë në një vendpushimin francez kur shpërthyen argumenti në mes tyre.

“Ata kishin pirë disa gota dhe filluan të fyenin njëri-tjetrin. Ata janë të dy ende të rinj, kështu që sigurisht çdo gjë është shumë e pasionuar në atë moshë”  tha një burim I afërt me Hanën.

“Hana u përball me Brooklyn dhe u përplas, dhe sigurimit iu desh të ndërhyjnë. Davidi dhe Victoria u kontaktuan dhe u njoftuan për incidentin”, u shpreh ky burim.

Ky burimi tutje the se shkak për zënkën besohet të kenë qenë argumentet rreth profilit të Brooklyn si një Beckham, ndërsa thuhet se ai bëhet xheloz shumë shpejt.

Çifti tani ka kërkuar falje për njëri-tjetrin dhe e kanë lënë prapa gjithë ngjarjen.

Ata janë kanë qëndruar në Kanë tash e disa ditë, debutimi i tyre në tapetin e kuq ishte në premierën e filmit ‘Once Upon A Time In Hollywood’./Indeksonline/