23:54 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshje në një lokal në Mitrovicë, dy persona bëhen për spital

Sot rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje mes disa personave në një lokal në Komunën e Mitrovicës.

Si pasoj e kësaj, dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës i cili e ka konfirmuar duke thënë se nga kjo përleshje dy persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje ku kanë mbetur dy persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital”, ka thënë Avni Zaiti për Indeksonline.