75 Mall Live Search
14:46 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / k.v

Përleshje në Pallatin e Drejtësisë, policia arreston një person për sulm dhe kanosje

Sot nga njësia policore e stacionit Jugu, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe kanosje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën.

I dyshuari;G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprat në fjalë.