20:55 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Përleshje në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një përleshje ka ndodhur më herët në Prishtinë.

Indeksonline raporton se disa persona janë përfshirë në një përleshje që u shkaktua nga një mosmarrëveshje, teksa burimet pohuan se u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi se nga ky rast, tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është  shoqëruar në stacion policor” tha Ahmeti për Indeksonline.

Ajo shtoi se në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën po kryhen procedurat e sekuestrimit.

“Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” përfundoi Ahmeti./Indeksonline/