75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / MSH

Përleshje në Prizren, një person theret me thikë në këmbë

Një perleshje fizike ka ndodhur në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, një viktimë, mashkull kosovar, është therur me thikë në këmbë prej njërit nga tre të dyshuarit që e sulmuan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas plagosjes.

Sipas policisë, rasti i inicuar si “Lëndim i lehtë trupor” është duke u hetuar nga njësitet relevante.