23:42 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Përleshje në stërvitje te skuadra italiane që po kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Nerva të tendosura në shtëpinë e Torino-s në këtë fazë të fundit të kampionatit. Në stërvitjen e sotme, Salvatore Sirigu dhe Tomas Rincon, dy prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së Walter Mazzarri-t, kanë qenë protagonistë të një sherri në mesin e fushës.

Portieri dhe mesfushori kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve, por ndërhyrja e shokëve të ekipit ka shmangur kontaktin fizik mes të dyve.

Sirigu, më pas, ka braktisur fushën dhe ka shkuar në dhomat e zhveshjes. Sherri mes të dyve duket se ka filluar pas një debati të zhvilluar pas ndeshjes stërvitore. Pasi është kthyer qetësia, Walter Mazzari ka vazhduar seancën përgatitore për ndeshjen e së dielës kundër Sassuolo-s.