75 Mall Live Search
15:31 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Përleshje në Venezuelë, 20 protestues të vdekur

Forcat e sigurisë së Venezuelës dhe grupet e armatosura pro-qeveritare kanë vrarë të paktën 20 vetë dhe  shumë të tjerë janë plagosur gjatë protestave këtë javë. Kështu u deklaruan burime nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtatat e Njeriut për New York Times.

Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, dënoi vrasjet nga forcat besnike ndaj presidentit të dyshuar, Nicolás Maduro, i cili ka ardhur nën presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar për të dhënë dorëheqjen pasi vendi i tij është futur thellë në një krizë ekonomike e politike.

Zonja Bachelet, e cila ka shërbyer dy mandate si president i Kilit, tha se ishte “shumë e shqetësuar se situata në Venezuelë mund të shpërthejë me shpejtësi jashtë kontrollit me pasoja katastrofike”.

Në kryeqytet, Karakas dhe në qytete të tjera, një turmë e madhe demonstruesish u përleshën me policinë dhe grupet e armatosura këtë javë – konfrontime  me armë zjarri – duke shprehur dëshpërim për mungesën e ushqimit dhe një kolaps ekonomik që ka çuar tre milionë Venezuelanë jashtë vendit.