75 Mall Live Search
21:30 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përleshje, spektakël dhe emocion, Rahoveci kalon në gjysmëfinale

Rahoveci ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Vreshtarët mposhtën Trepçën me rezultat 97-95 në një ndeshje të tensionuar me shumë ndërprerje, shkruan Indeksonline.

Minutat e fundit ishin me shumë emocione ku rezultati disa herë ishte i barabartë.

Davis ishte më i dalluari në ndeshje me 37 pikë, ndërsa te Trepça më i miri ishte Hanes me 24 pikë.

Ndeshja u ndërpre disa herë, ku tifozët u futen në parket dhe u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën.

Në gjysmëfinale, Rahoveci do të takohet me Pejën që më parë e mposhti Prizrenin. /IndeksOnline/