13:02 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Përleshje të ashpra në Kharkiv/ Pamje

Ndërsa trupat ruse hyjnë në qytetin ukrainas të Kharkiv, imazhet e përleshjeve kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Një video, e verifikuar nga BBC, tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa.

Që nga viti 2019, ushtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i telefonave intelëgjentë gjatë detyrës, pasi përdorimi i tyre në rrjetet sociale ngriti çështje të sigurisë kombëtare.

Por ndërsa luftimet vazhdojnë, imazhet e shpërndara nga forcat ukrainase na japin një pamje të asaj që po ndodh në terren.