00:02 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Përleshje te Konviktet në Prishtinë: Shkak mos-testimi dhe zgjatja e karantinës

Disa persona të karantinuar në Qendren e Studeteve në Prishtinë kanë organizuar një protestë, pas së cilës ka ndodhur edhe një rrahje rreth orës 23:00.

Persona të shumtë që kanë qëndrim për më shumë se 2 javë në karantinë nuk janë testuar për Covid-19, gjë e cila ka bërë që të eskalojë situata.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Poashtu, disa personave iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë numëruar 3 ditët e para të karantinimit.