75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përleshje tifozësh, në futbollin kosovar

Derbi lokal midis Vitisë dhe Vllaznisë nuk ka kaluar pa incidente.

Nëpërmjet një komunikate, tifozët e Vllaznisë kanë njoftuar se janë sulmuar nga kundërshtarët që kishin thika dhe mjete te të forta.

Ky është njoftimi i tyre:

“Komuna e Vitise ne krye me Sokol Halitin dergoi stadiumin e KF Vllaznise se Pozheranit ne Sodovine dhe po na detyron ti luajme lojt ne ate vend.

Kurse sot tifozeria jone TIGRAT u sulmua nga banoret e Sodovines ne menyrat me te keqija, ku nga keta banoret qe sulmuan kishin me vete thika, sopata e shume mjete tjera te forta.

Presim tani reagimin e ketyre njerzve qe derguan stadiumin ne Sodovine, se si do ti zhvillohen nga tani ndeshjet e Vllaznise dhe te na tregojne per sigurine e fansave!

Kjo qe ndodhi sot eshte tmerr per sportin veqanerisht futbollin, te tentosh te percjellesh rrjedhen e futbollit Evropian e te kete skena te tilla eshte tmerr”, thuhet në njoftim.