20:44 / E Premte, 14 Qershor 2019

Përleshje tek Zyra e LDK-së në Vranjevc, disa persona të arrestuar

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti. Indeksonline mëson që ka edhe persona të arrestuar.

Besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellur incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” u raportua për përleshje  deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor./Indeksonline/