12:50 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Përlotet Mc Kresha, përshkruan vështirësitë që kaloj gjatë luftës në Kosovë

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha ka qenë i ftuar i radhës në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Këtë javë protagonist në emision ishin një familje kosovare të cilët përshkruan një ngjarje të rëndë që iu kishte ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Personazh në këtë emision ishte Gramozi i cili rrëfeu ngjarjen tragjike të ndodhur në Masakrën e Suharekës i cili ishte i mbijetuari në mesin e 50 personave të vrarë të familjes Berisha.

Pas historisë së Grmaozit, reperi u prek nga gjithë ky rrëfim derisa kujtojë i përlotur edhe përjetimet e tij gjatë luftës.

Ai tregoj se i ishte dashur të udhëtonte në këmbë nga Mitrovica për në Pejë për të arritur deri në Kukës së bashku me shumë të tjerë që po lëshonin vendin.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, ishin fjalët  reperit MC Kresha.

Ndryshe, Mc Kresha sot është ndër reperët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer në trojet shqiptare./Indeksonline/