10:34 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përloti gjithë botën: “Mrekullia në qelinë nr. 7” shpallet “Filmi më i mirë i vitit”

Pothuajse të gjithë u emocionuan dhe përlotën nga filmi që u bë sensacion gjatë kohës së karantinës.

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr. 7” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë një nga filmat më të ndjekur në Netflix dhe mbarë botën.

Ishte historia e Memos dhe Ovës që përloti të gjithë, duke bërë që ky film t’i kalonte kufijtë e Turqisë.

Për gjithë këtë sukses, filmi së fundmi u shpërblye me 6 çmime në “Festivalin e Filmit”, në Izmir”.

Aktori në rolin kryesor Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull”, ndërsa Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.

Filmi po ashtu rrëmbeu çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

Ndërkohë, kujtojmë se përveç “Mrekullia në qelinë nr. 7”, Aras Bulut Iynemli njihet për role të shumta të suksesshme si “Maral”, “Içerde” dhe së fundi e shohim në serialin “Çukur”, ndërsa konsiderohet si një prej aktorëve më të talentuar turq./Indeksonline /