Përmbledhje nga ceremonia e varrimit të policit Demaj në Koshare
Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në Koshare polici i Kosovës, Izet Demaj i cili të enjten vdiq në detyrë gjatë një përleshje të armatosur.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, shumë qytetarë dhe figura të larta politike morën pjesë në ceremoninë e varrimit të tij.


Të vështirë të pranojnë ndarjen nga polici e patën familja Demaj.

Vajza e të ndjerit me fjalimin e saj emocionoi të gjithë të pranishmit.

Ajo kujtoje momentet kur babai i saj i kishte folur disa herë për dëshmorët e Kosharës, Agim Ramadanin, Salih Cekun, me të cilët u bashkua sot edhe vet Izet Demaj.

Demaj u vra të enjten në detyrë gjatë një përleshje në Istog, me Kamer Metajn, i cili kishte tentuar të grabis një filial banke, raporton Indeksonline.

Demaj dhe Metaj, të dy mbetën të vdekur nga gjuajtja me armë mes vete.

Kujtojmë se Qeveria ka ndare 15 mijë euro për familjen e të ndjerit, ndërsa sot është krijuar edhe fonadacioni online ku qytetarët po grumbullojnë të holla për të lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike të familjes së të ndjerit.
Indeksonline ka përcjell tërë ditën ngjarjen e ceremonisë së varrimit në Koshare ku edhe ju sjell të përmbledhura pamje nga atje.












