75 Mall Live Search
07:27 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përmbyllet projekti i binjakëzimit të BE-së për menaxhimin efektiv të migrimit

Sot do të mbahet ceremonia e mbylljes së projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit dhe azilit”.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa,  Riccardo Serri nga Zyra e BE-së dhe Gerrie Willems, ambasadore e Holandës.

Kjo ceremoni mbahet në ndërtesën e Qeverisë, nga ora 10:00./Indeksonline/