75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / AR

Përmbyset anija në Shqipëri, peshkatari tregon momentet e tmerrit në det të hapur

Një peshkarexhë është fundosur pasditen e sotme në afërsi të ishullit të Sazanit. Në momentin kur mjeti lundrues ka paraqitur probleme, në bord kanë qenë tre persona.

Një prej peshkatarëve, Mezan Mezani ka treguar për A2 CNN sesi ndodhi ngjarja teksa ndodheshin në det të hapur.

Mezani tregon momentet e panikut ndërsa shprehet deti ishte në kushte normale, por ishin disa dallgë që përmbysën anijen.  

“Në ishim në një moment kritik. Deti ishte normal, por dallgëzimi… U ndjemë në siklet të them të drejtën. Ishim tre vetë. Mundësitë e komunikimit ishin të pakta. Si nëpër filma kemi qëndruar, lart se anija ishte përmbysur. Dëmi është jashtëzakonisht i madh. Është në mes të detit dhe përbën rrezik edhe për anijet e tjera.”

Peshkatari falënderoi një anije dhe rojat bregdetare që bënë të mundur shpëtimin e tyre.