10:45 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / MSH

Përmbyset barka, mbi 17 emigrantë vdesin në Greqi

Së paku 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një barkë peshkimi po barte emigrantë në brigjet jugore të Greqisë.

Sipas AP News, në zonën përreth, autoritetet kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

Deri më tani janë shpëtuar 104 njerëz, teksa katër nga ta janë shtrirë në spital.

Akoma nuk dihet se sa pjesëtarë janë të zhdukur, por që 17 trupa u gjetën të pajetë.

Anijet thuhet se ishin nisur drejt Italisë.

Numri i emigrantëve nga Greqia është duke u rritur këto ditë, sidomos të atyre ilegalë, që po tentojnë të shmangin patrullat e rojës bregdetare.