Përmbyset nga shiu rruga Prishtinë-Podujevë, vështirësohet lëvizja e veturave

Reshjet e shiut dhe të kokrrizit në mesditën e së premtes kanë bllokuar disa rrugë në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe atë Prishtinë-Podujevë.
Në disa video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se rruga Prishtinë-Podujevë është përmbysur nga shiu i madh.

Grumbullim i madh i ujit është parë në fshatin Sekiraq.
Kësisoj, veturat në komunikacion kanë pasur vështirësi të mëdha të qarkullimit./IndeksOnline/
