75 Mall Live Search
18:21 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / MSH

Përmbyset një veturë në afërsi të Sllatinës (video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në autostradën Pejë-Prishtinë, në afërsi të Sllatinës.

Në rrethana ende të paqarta, një veturë është përmbysur.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi deklaroi për IndeksOnline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, dhe se një person ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftimi për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Sllatinë. Në aksident është përfshirë një veturë – vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person është dërguar për tretman mjekësor. Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin”, tha Krasniqi.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: