Përmbyset një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një shofer është vetaksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Vetaksidenti ka ndodhur në aksin Pejë-Prishtinë, në orët e para të mëngjesit, raporton IndeksOnline.
Shoferi dyshohet të ketë humbur kontrrollin e automjetit dhe ka përfunduar duke u rrokullisur.
Rastit i janë përgjigjur njësitet rleevante të policisë rrugore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.
IndeksOnline ju sjell pamje:

