75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 07 Prill 2024 / FR

Përmbyset varka në Portugali, zhduken katër pesona, mes tyre edhe një 12 vjeçar

Katër persona përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, janë zhdukur pasi anija e tyre u përmbys sot në brigjet e Portugalisë, më saktësisht në brigjet e Troia.

Fillimisht, roja bregdetare tha se anijet dhe një avion nga forcat ajrorë po kërkojnë përsonat e zhdukur.

Derisa, më vonë Policia Detare e Lusa raportoi se trupi i fëmijës dhe njërit nga të rriturit janë gjetur tashmë.

Siç raportojnë mediat portugeze, përcjell klankosova.tv të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijën, një djalë 12-vjeçar, janë portugez. Ata u hodhën nga varka kur i goditi një valë e madhe, raportojnë mediat.