12:29 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përmbysja më e madhe në futboll, 5 gola në 24 minuta

Nga Koreja e Jugut vjen një faqen epike e futbollit dhe në veçanti i atij aspekti te lojës që sheh një skuadër të pësojë katër gola dhe të arrijë në harkun e pak minutave të rikuperojë dhe përmbysë.

Sigurisht, përmbysjet nuk janë risi dhe sidomos në vitet e fundit të Champions janë bërë krejt normale, por ajo që ka bërë Gangwon në ndeshjen e kampionatit është diçka që kurrë nuk ishte verifikuar.

Luhej ndeshja me Pohang dhe në minutën e 71-të, tabela elektronike lexonte Gangëon 0 dhe Pohang 4. Disa tifozë nisën të largoheshin nga stadiumi, duke menduar se gjithçka mbaroi, por në futboll, deri në vërshëllimën e arbitrit duhet të vazhdosh të luash.

Kështu, pelerinën e superheroit e vesh Jae-Wan Jo, autor i një triplete, duke barazuar gjithçka dhe befasuar të gjithë, edhe veten e tij. Pastaj, goli epik, ai që shkruan historinë: minuta e 96-të, vjen edhe goli që mban firmën e Jung-Jo Gook, që i dhuroi një fitore historike dhe të paharrueshme ekipit të tij.

Ndoshta nuk jemi në dijeni të gjithë historisë së futbollit, por nga ajo që është shkruar dhe thënë nga shumë, kjo është përmbysja më e madhe në historinë e futbollit profesionist.