75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Përmbysje historike nga Federer, kalon në gjysmëfinale të “Australian Open”

Roger Federer siguroi një vend në gjysmëfinalet e Australian Open në mënyrën më spektakolare të mundshme. Tenisti zviceran mundi amerikanin Tennys Sandgren në pesë sete, duke i anuluar kundërshtarit të tij plot 7 “match point” në setin e katërt, dhe . Një përmbysje heroike për Federer që tregoi edhe një herë përse në vitrinat e tij rreshtohen si askush tjetër 20 tituj “Grand Slam”.

39-vjeçari ia atribuojë më së shumti fatit, fitoren dhe kualifikimin pas maratonës prej 3 orë e 28 minutash. “Shpesh herë duhet të kesh fat, duhet ta them këtë. Por shpresoja vetëm që ai nuk do të realizonte pikën e fundit. Mbajta topin në lojë me shpresën që ai do të gabonte një apo dy herë e më pas kushedi se çfarë do të kishte në mendje. Mendoj se para një fat të pabesueshëm. Nuk e meritoj këtë ndeshje por jam në gjysmëfinale dhe për këtë jam shumë i lumtur”, tha Federer.

Zviceranin tani e pret një tjetër ndeshje e vështirë në gjysmëfinale, kundër kampionit në fuqi të Australian Open, Novak Djokovic.