Përmbyten 3 shkolla në Tiranë, pezullohet mësimi
Eshtë pezulluar mësimi në tre shkolla në Tiranë për shkak të reshjeve të mbrëmshme.
Janë përmbytur katet e para të shkollës9–vjeçare”“Sabaudin Gabrani”, shkollës9–vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm.
Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila thotë se si pasojëe situatës, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
“Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruan ministrja në postimin e saj në FB, bashkangjitur fotos më lart.