Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje
Reshje intensive të shiut kanë përfshirë Durrësin këtë mëngjes.
Rrugët janë mbushur me ujë dhe për pasojë është vështirësuar ndjeshëm lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve, raporton TCh-ja.
Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet.

