13:58 / E Enjte, 16 Maj 2019

Përmbytet Gjakova, rrugët vështirë të qarkullueshme

Reshjet e shiu të pandërprera për disa orë kanë shkaktuar kaos dhe vërshime në komunën e Gjakovës.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi ku shihen rrugët e mbushura me ujë dhe të vështira për qarkullim.

Sipas banorëve, rrugët “Blloku i Ri”,” Gjergj Fishta” dhe pjesa te segmenti i sapo ndërtuar i lumit Krena janë përmbytur.

Zëdhënësit komunal kanë bërë të ditur se vërshimet te lumi janë si pasojë e pakujdesisë gjatë punimeve për ndërtimin e shtratit dhe gypave të ujërave të zeza. /Indeksonline/